PARIS, FRANCË

Kambanat e mbarë Francës janë dëgjuar të mërkurën, në solidaritet me “Notre Dame” të Parisit.

Kambanat ranë në orën 06.50 lokale. Konferenca franceze e Ipeshkve tha se djegia e Notre Dame ishte shkatërrim i madh, jo vetëm për katolikët.

Katedralja e famshme e Chartres, Katedralja e Marsejës Sainte Marie-Majeure, Katedralja e Zonjës së Strasburgut dhe Bazilika e Sacré-Coeur në Paris u bashkuan me korin e më shumë se 100 katedraleve franceze që morën pjesë në solidaritet, raporton CNN.

Të martën, katedralet dhe kishat në Britani, Kanada, SHBA etj. gjithashtu iu ranë kambanave në solidaritet me “Notre Dame”, ndërsa në vende si Italia dhe Bosnja, monumentet e famshme u ndezën me ngjyrat e flamurit francez. Kryeministrja britanike Theresa May tha se kambanat e Westminsterit ranë në solidaritet me Francën dhe popullin e saj.

Ky solidaritet vjen në kohën që zemrat e miliona njerëzve u copëtuan nga djegia e Katedrales së famshme të Parisit, Notre Dame.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb