Dinamo ka triumfuar 0-1 ndaj Flamurtarit në Vlorë, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Parë.

Për të parë golin e parë dhe të vetëm të sfidës u desh të vinte minuta e 83-të, kur Denilson shndërroi në gol një penallti. Ky 11-metërsh i akorduar për kryeqytetasit prodhoi shumë polemika dhe tension mes stafeve përkatëse, teksa situatë jo e qetë ishte edhe në tribuna, teksa tifozët shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes për pak çaste pasi hodhën sende në fushë.

Me këtë rezultat, Dinamo është në vendin e dytë me 37 pikë. Në krahun tjetër, Flamurtari renditet në vendin e 3-të me 35 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: