Janë luajtur sot pjesa më e madhe e ndeshjeve të Kategorisë së Parë si në Grupin A ashtu edhe në Grupin B.

Në Grupin A bie në sy ndalesa e Dinamos në Pukë kundër Tërbunit me rezultatin 0-0. Pas disfatës me dibranët e Korabit ‘nëndetsia’ në takimin e sotëm ka arritur të marrë një pikë në një 90 minutësh ku nuk u shënua asnjë gol.

Vllaznia B ka triumfuar në transfertë kundër Erzenit me rezultatin 1-3 duke dalë jashtë zonës së ftohtë dhe tashmë duke pretenduar për më shumë se aq. Fitore ka korrur edhe Besëlidhja që ka mposhtur thellë 3-0 Korabin.

Të gjitha ndeshjet

Besëlidhja – Korabi 3-0

Ndreca 28′, Ajazi 87′ 90+1

Tërbuni – Dinamo 0-0

Erzeni – Vllaznia B 1-3

Pasha 45′ (p) / Pusi 67′, Markolaj 80′, Erkoçeviç 89′

Burreli – Egnatia 0-1

Nako 40′ (p)

Renditja

 

grupi a

 

Në Grupin B Tirana është kthyer te fitoret pas humbjes kundër Bylisit duke mposhtur në kryeqytet me rezultatin 2-0 Apoloninë. Golat për bardheblutë i shënuan nga Halili në minutën e 27-të dhe Çelhaka në të 40-ën.

Serinë e fitoreve nuk e ka ndalur Bylisi i cili ndjek hap pas hapi Tiranën që udhëheq grupin me 21 pikë pas 8 ndeshjesh. Bylisi ka mposhtur thellë në shtëpi skuadrën e Naftëtarit me rezultatin 3-0 duke marrë një fitore që e rendit në vendin e dytë me vetëm 3 pikë më pak se bardheblutë.

Të gjitha ndeshjet

Tirana – Apolonia 2-0

Halili 27′, Celhaka 40′

Bylis – Naftëtari 3-0

Murataj 65, Zizi 68′ (p), 84′

Shkumbini – Pogradeci 0-1

Çekiçi 43′

Turbina – Iliria 0-0

Tomori – Shënkolli 4-0

Sharavolli 22′, Onuh 44′, Koleci 55′, Kopaçi 80′

Renditja

 

grupi b

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb