Është bërë zyrtare axhenda e plote për ndeshjet e para të vitit 2015 në Kategorinë superiore . Pikëpyetja e vetme ishte sfida Tirana-Apolonia. Në mungesë të një stadiumi në kryeqytet, duke pasur parasysh që “Selman Stermasi” dhe “Qemal Stafa” janë në rikonstruksion, bardheblute do të transferohen përkohësisht në Durrës. Ndeshja Tirana – Apolonia do të luhet të shtunën në orën 14:00 ne stadiumin “Niko Dovana”. Tifozët bardheblu priten të jenë të shumtë në këtë ndeshje të parë për Tiranën për ti dhëne skuadrës mbështetjen e nevojshme.
Në javën e 19-të të Kategorisë superiore luhen këto takime:
Të shtunën
17.00 Flamurtari-Teuta (Flamurtari)
14.00 Tirana-Apolonia (Niko Dovana)
17.00 Vllaznia-Kukësi (Loro Boriçi)
Të dielën
17.00 Elbasani-Skëndërbeu (Ruzhdi Bizhuda)
14.00 Laçi-Partizani (Laçi)

(e.shkambi/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb