Fillimi i vonuar i kampionat po sjell një ngjeshje shumë të madhe të ndeshjeve. Ditë jo të zakonshme por edhe orare jo të përshtatshme kanë bërë që tifozë të shumtë të mos kenë dot mundësinë për të ndjekur ekipet e zemrës.

Edhe në javën e 14-të, dy nga pesë ndeshjet do të luhen të hënën. Kështu, Partizani dhe Tirana që përballen sot në derbi, në ditën e parë të javës së ardhshme do të ndeshen përkatësisht me Kukësin dhe Flamurtarin (ora 18:00).

Kjo xhiro e Superiores do të ngrejë siparin të dielën në orën 14:00 me përballjen Laçi-Luftëtari, për të vijuar në orën 17:00 me Korabi-Teuta dhe Vllaznia-Skënderbeu.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb