Televizioni shtetëror rus ka deklaruar se Moska mund të vendosë armë bërthamore taktike në kufijtë e saj evropianë, nëse Finlanda dhe Suedia lejojnë bazat ushtarake në territorin e tyre pas anëtarësimit në NATO.

Social Demokratët e Suedisë thanë dje se kishin hequr dorë nga kundërshtimi i tyre për anëtarësimin në NATO vetëm disa orë pasi Finlanda konfirmoi synimin e saj për t’u bashkuar me aleancën.

Ekspertët që mbështesin Vladimir Putinin u përgjigjën me shaka në televizionin shtetëror rus mbrëmë, teksa një komentator në Rossiya One tha se arsyeja e tyre është frika, por “do të kenë më shumë frikë në NATO”, shkruan Daily Mail. 

“Kur bazat e NATO-s të shfaqen në Suedi dhe Finlandë, Rusia nuk do tëzgjidhje tjetër veçse të neutralizojë çekuilibrin dhe kërcënimin e ri duke vendosur armë bërthamore taktike”, tha ai.

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha javë më parë se Rusia mund të vendosë armë bërthamore dhe raketa hipersonike në enklavën e saj të Kaliningradit midis Polonisë dhe Lituanisë, në përgjigje të zgjerimit nordik të NATO-s.

Një nga arsyetimet fillestare të supozuara për pushtimin e Ukrainës nga Moska në shkurt ishte ndalimi i zgjerimit të NATO-s, por ky plan tani është në rrënim pasi të dy vendet skandinave thonë se do të kërkojnë anëtarësimin në aleancë.

Suedia, ka qenë neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke qëndruar jashtë aleancave ushtarake për më shumë se 200 vjet, megjithëse krijoi lidhje më të ngushta me organizatën me bazë në Bruksel nga vitet 1990.

Kthimi i partisë së kryeministres Magdalena Andersson, e cila ka kundërshtuar anëtarësimin në NATO që nga fillimi i aleancës, siguron një shumicë të fortë në parlamentin suedez në favor të anëtarësimit.

Andersson tha se do të konsultohej sot me parlamentin përpara se të shpallte synimin zyrtar të qeverisë së saj për të aplikuar.