Gjykata Ndërkombëtare Penale ka dërguar në Ukrainë një ekip prej 42 hetuesish, ekspertësh mjeko-ligjor dhe personel mbështetës , për të hetuar krimet e luftës.

Karim Khan, thotë se hetuesit do të mbledhin dëshmi të sulmeve ushtarake që përbëjnë krime, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë do të punojnë me autoritet ukrainase për të gjetur prova të forta.

“Tani më shumë se kurrë do të tregojmë që ligji vepron. Është thelbësore që t’u tregojmë të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave se e drejta ndërkombëtare është e rëndësishme dhe për këtë do të grumbullojmë shumë prova”, tha Khan.

Khan thotë se ekipi i tij do të punojë me ekspertë francezë dhe me ata të dërguar nga shtete të tjera dhe falënderoi qeverinë holandeze për lehtësimin e dërgimit të ekspertëve të saj për të mbështetur misionin.

Burimi: BBC

(BalkanWeb)