Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka deklaruar se nuk mund të dërgojë armë në Ukrainë që të vriten njerëzit.

“Është e papranueshme, Bullgaria nuk do të dërgojë armë në Ukrainë që njerëzit të vriten me armë bullgare”, ka thënë ai.

Më tej është shprehur se çdo ditë e kësaj lufte është humbje për Europën dhe se vendi i tij, nuk mund të dërgojë pajisje ushtarake.

(BalkanWeb)