Gjatë ditës së sotme është mbajtur gjyqi i parë i një ushtari rus i cili akuzohej për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.

Por, a mund të shohë ndonjëherë vetë presidenti rus Vladimir Putin brendësinë e një sallë gjyqi?

Është shumë më e lehtë t’i akuzosh për një krim lufte ushtarin që e kryen atë sesa liderin që e urdhëroi atë.

Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme të krijohet “zinxhiri i komandës” për çdo gjyq të ardhshëm, duke përfshirë nëse një udhëheqës autorizoi një mizori apo thjeshtë e la të ndodhi dhe nuk mori asnjë veprim apo urdhër për të parandaluar.

Hugh Williamson i Human Rights Watch – një organizatë me ekspertizë në mbledhjen e provave të krimeve të luftës në konflikte, pajtohet se ka prova të ekzekutimeve të shpejta dhe abuzimeve të tjera të rënda nga forcat ruse.

Ai thotë se krijimi i “zinxhirit të komandës” është shumë i rëndësishëm për çdo gjyq të ardhshëm.

GJNP-ja gjithashtu mund të ndjekë penalisht veprën penale të “bërjes së luftës agresive”. Ky është krimi i një pushtimi apo konflikti të pajustifikuar, përtej veprimeve të justifikueshme ushtarake në vetëmbrojtje.

Filloi në Nuremberg, pasi gjyqtari i dërguar nga Moska bindi aleatët se udhëheqësit nazistë duhet të përballen me drejtësinë për “krime kundër paqes”.

Megjithatë, profesori Philippe Sands QC, një ekspert për të drejtën ndërkombëtare në University College London, thotë se IÇ nuk mund të ndiqte penalisht liderët rusë për këtë, sepse vendi nuk është nënshkrues i gjykatës.

Në teori, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund t’i kërkojë IÇ-së të hetojë këtë vepër. Por përsëri, Rusia mund të vërë veton ndaj kësaj.

Prof Sands dëshiron që liderët botërorë të krijojnë një gjykatë të vetme për të ndjekur penalisht krimin e agresionit në Ukrainë.

(BalkanWeb)