Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, gjatë fjalës së tij në Senat, ka deklaruar se vendi i tij është në favor të armëpushimit dhe negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Lufta ka arritur në ditën e 85, shpresa e rusëve për të pushtuar zona të mëdha të vendit në një kohë të shkurtër është përballur me rezistencën e popullit ukrainas “, tha kryeministri Draghi.

“Për të parandaluar përkeqësimin e krizës humanitare, duhet të arrijmë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të rifillojmë negociatat, ky është qëndrimi i Italisë, i BE-së dhe që ndava edhe me Biden-in”, deklaroi ai.