Presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur sërish shkarkimet e gjeneralëve të lartë, pas dështimit të luftës në Ukrainë.

Kështu pretendon të paktën Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, e cila i referohet burimeve të saj inteligjente.

Dikasteri britanik, akuzon gjithashtu Kremlinin për një operacion ushtarak të mbushur me dështime dhe “koka turku”, një akuzë kjo e hedhur edhe nga shtete të tjera.

Ushtarakët e lartë të shkarkuar nga Putini thuhet se janë:

Gjeneral Serhiy Kisel, i cili komandonte ushtrinë elitë të Tankeve të Gardës së Parë. Ai dyshohet për dështimin për të pushtuar Kharkivin.

Zëvëndësadmiral Igor Osipov, i cili komandonte flotën ruse në Detin e Zi, akuzohet si shkaktar të anijes Moskva.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeriy Gerasimov.

Burimi: BBC
(BalkanWeb)