Aktori i njohur, Morgan Freeman është një nga rreth 1000 shtetasit amerikanë që janë goditur nga sanksionet Ruse, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në Rusisë.

“Aktori  regjistroi një video në vitin 2017 duke akuzuar Rusinë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë thirrje për luftë kundër vendit tonë”, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Mes emrave të publikuar të cilëve iu ndalohej hyrja në Rusi ishte edhe Presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Gjithashtu kujtojmë se në listën e individëve të sanksionuar duke përfshirë politikanë, mjekë, aktivistë apo gazetarë është edhe Mark Zuckenberg.

 

(BalkanWeb)