Të shumta kanë qenë familjet në mbarë botën, të cilat janë solidarizuar me refugjatët ukrainas të luftës, duke iu ofruar atyre një strehë të sigurtë familjare. Por duket se zemërgjerësia e një gruaje nga Britania, i ka kushtuar asaj ndarjen e nga partneri.

Ajo rrëfen për Daily Mail, se pasi kishin strehuar në banesën e tyre një 22-vjeçare nga Ukraina, partneri i saj 29 vjeç, me të cilin kishte një lidhje prej 10 vitesh, është dashuruar me të dhe pas 10 ditësh janë larguar së bashku.

Ajo thotë se çdo gjë ndodhi papritur dhe se iu përmbys bota nën këmbë kur zbuloi romancën e tyre. Megjithatë, ajo nuk i vë faj vajzës së re nga Ukraina, por partnerit të saj i cili e tradhtoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri