Qyteti port i Mariupolit tashmë është thuajse nën kontrollin rus, pas tre muajsh luftime të ashpra.

Qyteti është bërë një prej qyteteve më të bukura të Ukrainës, e për gati tre muaj, u bë rrafsh me tokën nga forcat ruse.

Mariupoli, qytet port pranë ujërave më të cekëta në botë (Azov), që dikur ishte destinacion i preferuar turistik i miliona njerëzve, tani është shndërruar në një qytet “fantazmë” me gërmadha dhe shumë pak njerëz.

Dikur ishte kryeqendër kulturore që kishte teatro, parqe, plazhe e detin me ujë të nxehtë. Ishte shtëpia e afro gjysmë milioni ukrainas dhe njëherazi një qendër e rëndësishme industriale. Sot na rikujton një “qytet fantazmë”.

Pamjet rrëqethëse të Mariupolit dikur dhe tani i ka publikuar media angleze Telegraph. Një video e ngjashme është shfaqur në edhe në The Neë Voice of Ukraine, ku shihet se vendet që dikur ishte të gjelbëruara tani kanë marrë ngjyrë hiri nga copëzat e bombave ruse që kanë rënë.

(BalkanWeb)