Këshilltari i Presidentit Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi me Rusinë dhe ka thënë se Kievi nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që përfshin dhënie të territorit.

“Lufta nuk do të ndalet nëse ne lëshojmë territor. Thjesht do të ndalet për disa kohë”, tha këshilltari.

Podolyak tha se bërja e lëshimeve do t’i kthente mbrapsht Ukrainës, sepse Rusia do të godiste më fort pas çdo ndërprerjeje në luftime.

“Pas një kohe, me intensitet të ri, rusët do të ndërtojnë armët e tyre, fuqinë punëtore dhe do të punojnë për gabimet e tyre, do të modernizohen pak, do të shkarkojnë shumë gjeneralë… Dhe ata do të fillojnë një ofensivë të re, edhe më të përgjakshme dhe në shkallë të gjerë.” tha Podolyak.

Podolyak hodhi poshtë gjithashtu thirrjet për një armëpushim urgjent që do të përfshinte që forcat ruse të mbeten në territorin që ata kanë pushtuar në jug dhe lindje të Ukrainës, duke thënë se “forcat (ruse) duhet të largohen nga vendi dhe pas kësaj rifillimi i procesit të paqes do të jetë i mundur”.

(BalkanWeb)