Princi Charles ka realizuar një vizitë në një qendër ku janë të vendosur refugjatët ukrainas në Rumani.

Princi Charles ka biseduar me ukrainasit, ndërsa është njohur edhe me vështirësitë e tyre dhe tmerret e përjetuara si pasojë e luftës ruse në vendin e tyre.

Ditët e fundit numri i refugjatëve të ardhur nga Ukraina ka qenë në rritje.

Rumania ka mirëpritur një numër të lartë të refugjatëve. Sipas të dhënave nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët ka thënë se që nga 24 maji, rreth 972, 203 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Rumani.

(BalkanWeb)