U bënë tre muaj që Ukraina bën rezistencë të fortë ndaj rusëve.

Një ndihmesë e madhe për ushtrinë vendase, padyshim që ka qenë edhe armët e dërguara nga vendet aleate dhe mbështetëse të tyre.

Mirëpo Gjermania, është një nga ato vende që është akuzuar nga lidershipi ukrainas si jo favorizuese dhe ndihmat e sanksionet e tyre vendosur ndaj rusëve janë cilësuar si të pa mjaftueshme. Së fundmi, një qeveritar ukrainas, i ka dërguar një mesazh ironizues ambasadorit gjerman në Kirev, Andriy Melnyk.

Ai i ka dërguar foton e një kërmilli, që mbante mbi guaskë një plumb dhe i shkruan:

“Këto janë armët që ju na sollët”.

  • foto galeri

Qeveritari kërkon më tej më shumë armë dhe mbështetje nga vendi i drejtuar nga Olaf Scholz. Ndërkohë ambasadori gjerman ka shprehur hapur mbështetjen për Ukrainën. Ai shkruan në “Tëitter” se Rusia nuk do e fitojë luftën.

Burimi: TGCOM

(BlakanWeb)