Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se largimi i disa kompanive të huaja nga Rusia nuk është ndonjë problem shumë i madh.

Ai ka thënë në forumin ekonomik të shteteve post-sovjetike se Rusia nuk mund të shkëputej nga teknologjia Perëndimore pavarësisht sanksioneve.

“Vjedhja e aseteve nga Perëndimi nuk do të çojë në asnjë të mirë,” thotë ai, duke shtuar se Rusia është konkurruese dhe mbetet eksportuesi kryesor i grurit.

Ai shton se është e rëndësishme që Rusia të largohet nga sistemi bankar Swift. Ky reagim vjen pasi BE dhe aleatët e saj pezulluan shtatë institucione nga sistemi në mars dhe ka propozuar përjashtimin e tre bankave të tjera ruse nga Swift.

Burimi: BBC