Forcat e Ukrainës kontrollojnë rreth 45% të rajonit të Donetskut. Ndërkohë si pasojë e bombardimeve ruse më shumë se 100 qytete dhe fshatra në zonat e kontrolluara nga Ukraina po përballen me mungesë të energjisë elektrike dhe furnizimit me gaz.

“Forcat  Armatosura të Ukrainës kontrollojnë rreth 45 % të rajonit të Donetskut, ku luftimet po zhvillohen aktualisht”, bëri me dije se kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko.

Rrjedhimisht 55 % e zonës që thuajse është shkatërruar plotësisht është nën kontrollin e grupeve të armatosura të pushtuesit, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)