Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur “fitore” vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit.

Në një video të postuar në Instagram menjëherë pas njoftimit, ai tha:

“Sapo kemi marrë kandidaturën. Kjo është një fitore që e prisnim 120 ditë e 30 vjet. Pas kësaj do ta mposhtim armikun dhe do të pushojmë pak. Ose ndoshta do të rindërtojmë Ukrainën në fillim dhe më pas do të pushojmë”.

Zelensky shtoi, “Dhe ndoshta do të fitojë, do të rindërtohet, do të bashkohet me BE dhe më pas do të pushojë. Ose ndoshta nuk do të pushojmë. Edhe pse fëmijët nuk do të pajtoheshin me këtë. Por ne do të fitojmë patjetër.”