Kryeministri italian Mario Draghi deklaroi sot se vendi i tij ka arritur të reduktojë varësinë e saj nga importet e gazit rus në 25 për qind nga 40 për qind që ishte vitin e kaluar.

“Masat që qeveria italiane ka vendosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë kanë filluar të japin fryte. Gazi rus po zëvendësohet nga furnizues të tjerë”, tha Draghi.

Masat e fundit kanë sjellë edhe një rritje të çmimit të energjisë.

Në prill, Italia nënshkroi një marrëveshje për të rritur furnizimet nga Algjeria në një përpjekje për të reduktuar varësinë nga Rusia. Ajo gjithashtu negocioi furnizimet me gaz me Katarin, Angolën, Kongon dhe Mozambikun.

(BalkanWeb)