Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar lufta në Ukrainë nuk është përgjegjëse për krizën globale të ushqimit. Putin ka hedhur akuza ndaj Perëndimit duke pretenduar është Perëndimi po pengonte eksportin e grurit rus.

Putin akuzoi vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për destabilizimin e prodhimit bujqësor global.

“Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, si gruri, ka goditur vendet më të vështira në zhvillim, tregjet në zhvillim ku buka dhe mielli janë një mjet i domosdoshëm për mbijetesë për shumicën e popullsisë,” tha Putin.

Më tej Putin tha se Rusia është një aktor përgjegjës në tregun global të ushqimit dhe se është e gatshme të përmbushë me ndershmëri të gjitha detyrimet e saj kontraktuale.

Sakaq Aljazeera shkruan se miliona ton grurë dhe drithëra të tjera janë aktualisht të bllokuara në portet e Ukrainës, apo të pushtuara nga forcat ruse, dhe anijet që përballen me rrezikun e minave që janë hedhur në Detin e Zi.

(BalkanWeb)