Liderët e shteteve anëtare do të takohen në Madrid për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet nga data 29 deri më  30 qershor.

Duke mbajtur flamuj të ish-bashkimit Sovjetik, mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Madritit për të protestuar kundër mbajtjes së Samitit në kryeqytetin spanjoll.

Organizatorët pretenduan se 5,000 njerëz i ishin bashkuar marshimit, por autoritetet në Madrid thanë se 2,200 ishin protestues.

Mes sigurisë së rrepte liderët e vendeve anëtarë do të takohen në Madrid pasi Aleanca përballet me një sfidë të paprecedentë nga pushtimi i Ukrainës.

NATO pritet gjithashtu të marrë në konsideratë ofertë e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë e cila kundërshtohet nga Turqia.

Sakaq dy vendet nordike kanë aplikuar për anëtarësim pas sulmit rus në Ukrainë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)