Kryeministri italian Mario Draghi, ka deklaruar se varësia nga gazi rus duhet eliminuar përgjithmonë.

“Është e paimagjinueshme të kthehemi në të njëjtën varësi nga Rusia. Ne duhet të eliminojmë përgjithmonë këtë varësi, duhet të shmangim gabimet e së kaluarës. Kriza energjetike nuk duhet të prodhojë një rikthim në populizëm”, është shprehur kryeministri italian.

Për Draghin vendosja e një tavani në çmimin e lëndëve djegëse fosile të importuara nga Rusia është një qëllim gjeopolitik, si edhe një objektiv ekonomik social.

(BalkanWeb)