“Regjimi i Lukashenkos vazhdon të lejojë Rusinë të përdorë territorin dhe hapësirën ajrore të Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën , duke lejuar edhe vrasjen e civilëve”, kështu deklaroi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjithashtu sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, SHBA do të vazhdojë t’i kërkojë llogari regjimit për veprimet e tij.

Ndërkaq presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky drejtuar popullit të Bjellorusisë, i ftoi ata të mos lejojnë të bëhen mish për top dhe të përdoren nga Rusia.

“Dua t’u drejtohet qytetarëve të Bjellorusisë. Popullit, civilë dhe njerëzve me uniformë. Ju jeni të përfshirë në luftë. Kremlini ka vendosur gjithçka për ju. Jeta juaj nuk është asgjë për ta, por ju nuk jeni skllevër. Ju nuk mund të ktheheni mish për top”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)