Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar bërë përditësimet nga lufta në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes thotë se Rusia ka vazhduar të bëjë “përparime të vogla” rreth Lysychansk në rajonin lindor të Ukrainës.

Inteligjenca britanike pohon se sulmet ajrore dhe artilerie kanë vazhduar në zonë.

“Rusia vazhdon të përdorë raketa kundër anijeve të lëshuara nga ajri në një rol dytësor sulmi tokësor, me gjasë për shkak të pakësimit të rezervave të armëve më të sakta moderne. Nga analizimi i pamjeve të kamerave CCTV tregon se raketa që goditi qendrën tregtare Kremenchuk më 27 qershor 2022 ishte me shumë gjasa një Kh-32. Ky është një version i përmirësuar i KH-22 KITCHEN e epokës sovjetike.”

(BalkanWeb)