Shpërthimet në qytetin rus të Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën, kanë rezultuar në një zjarr në një ndërtesë banimi, tha guvernatori i qytetit në Telegram.

Vyacheslav Gladkov tha se të paktën tre persona u vranë.

“Arsyet e ngjarjes janë duke u hetuar”, tha ai. “Me sa duket, sistemi i mbrojtjes ajrore ka funksionuar.”