Flamuri ukrainas është ngritur sërish në Fidonisi në Detin e Zi. Lajmi është bërë me dije nga ushtria ukrainase, pasi forcat ruse u tërhoqën javën e kaluar.

“Operacioni ushtarak ka përfunduar, territori i (Fidonisi) është kthyer në juridiksionin e Ukrainës”, deklaroi zëdhënësja e komandës ushtarake jugore e Ukrainës.

Sipas analistëve tërheqja e forcave ruse nga Fidonisi në brigjet jugperëndimore të Ukrainës mund të lehtësojë bllokadën në portet e Ukrainës.