Rusia ka akuzuar sërish Ukrainën se nuk është gati për negociata serioze, duke i konsideruar edhe propozimet si qesharake.

Ukraina “nuk është gati për negociata serioze dhe propozimet që ajo ka bërë janë qesharake”, ka thënë zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyansky.

Më tej ai u shpreh: “Për negociatat e paqes, Ukraina nuk po tregon asnjë qëndrim të përgjegjshëm”.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm Ukrainas ka thënë se Moska po përpiqet të parandalojë furnizimin me armë në Kiev me sulme apo teknika dezinformimi, por sipas tij autoritetet e vendit nuk do ta lejojnë.

“Rusia e di se agresioni i saj do të jetë një dështim i madh me furnizimet e vazhdueshme të armëve në Ukrainë. Detyra numër një e Rusisë është t’i ndalojë ata, por ne nuk do të lejojmë që asnjë nga këto përpjekje të ketë sukses.“, ka thënë ai.