Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov që njihet si mbështetësi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje presidentit rus të përdorë armët bërthamore me fuqi të ulët në Ukrainë, pas disfatës së re në fushën e betejës.

Në një postim në Telegram që kritikon komandantët rusë për braktisjen e qytetit Liman në Ukrainën lindore, Kadyrov shkruan: “Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve të vogla bërthamore ”.

Deklaratat e Kadyrov vijnë në një kohë kur ushtria ruse vazhdon të tërhiqet në frontet e Kharkiv nga kundërsulmi i forcave ukrainase. 

(BalkanWeb)