BRITANI E MADHE

Pallati mbreteror  Buckingham Palace ka zbuluar një portret të ri të Mbretit Charles III, Camilla Parker Bowles, Princit William dhe Kate Middleton. Dy çiftet pozuan për foton më 18 shtator, një natë para funeralit të Mbretëreshës Elizabeth ll.

Portreti, i cili u nda nga familja mbretërore përmes rrjeteve sociale të shtunën mbrëma, është realizuar nga fotografi i Getty, Chris Jackson.
Në foton familjare vihej re dukshëm mungesa e Princit Harry dhe Meghan Markle, të cilët u bashkuan me familjen mbretërore pasi mbretëresha vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Ata kaluan 11 ditë në Angli pas vdekjes së Mbretëreshës.

Së fundmi, Markle dhe Harry u ulën zyrtarisht në faqen e internetit të familjes mbretërore, duke kaluar në fund të listës, të ndjekur vetëm nga Princi Andrew.

  • foto galeri