Trupat e dy burrave që mendohet se ishin torturuar u gjetën sot në rajonin Kharkiv të Ukrainës verilindore, tha zyra e prokurorit.

Burrat, të moshës midis 30 dhe 35 vjeç, u gjetën në një kompleks argëtimi në fshatin e çliruar Novoplatonivka.

Një deklaratë shtoi se burrat u gjetën të prangosur me njëri-tjetrin. Njëri ka pasur frakturë në kokë, ndërsa tjetri ka pësuar një plagë me armë zjarri në kokë.

Pretendohet se ata u vranë nga trupat ruse të vendosura në kompleks.