Shitja e barnave antidepresantë nëpër farmacitë e Rusisë është rritur dukshëm, që kur presidenti Vladimir Putin mori vendimin për shpalljen e mobilizimit të pjesshëm dhe dërgimin e 300 mijë rezervistëve në luftën e Ukrainës.

Shitja është rritur për 120 për qind gjatë një jave – përkatësisht nga 19 deri më 25 shtator, e të dhënat janë marrë nga hetuesit farmaceutik.

Kryetarja e Federatës së Shoqatave Farmaceutike, Viktoria Presnyakova, ka bërë të ditur se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kërkesat për antidepresantë, pilula gjumi dhe qetësues janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme.

Ajo këtë ia atribuoi “situatës gjeopolitike dhe ekonomike”. Sipas saj, ka shumë pacientëve të cilëve për herë të parë u janë përshkruar barna të tilla.

Ajo theksoi se popullata blen edhe barna pa recetë për t’u qetësuar. Shumë ilaçe që kërkojnë recetë diku tjetër në Evropë mund të blihen lehtësisht në barnatore në Rusi.

Gjithashtu njoftoi se popullata e atjeshme po blen edhe barna pa recetë për t’u qetësuar. Shumë ilaçe që kërkojnë recetë dikur tjetër në Evropë, mund të blihen lehtësisht në barnatoret e Rusisë.