Kreu i PD, Sali Berisha ka shpërndarë deklaratën e Diaspora për Shqipërinë e Lirë, duke thënë se kjo e fundit ka denoncuar “propozimin Balla-Alibasha”.

“Kryetari i PD, Sali Berisha: Organizata Diaspora per Shqiperine e Lire denoncon me nje deklarate te veçante propozimin Balla-Alibasha per nje zone te veçante elektorale si antikombetar. Ketu me poshte keni deklaraten e kesaj organizate. Deklaratë për shtyp – Vota e Shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë”, shkruan Berisha.

Në këtë deklaratë, DPSHL shprehet se ka ndjekur me shqetësim propozimin e disa përfaqësuesve te partive politike për krijimin e një zone zgjedhore të 13-të, me 5 deputetë të rezervuar për diasporën.

“Lëvizja deklarohet kategorikisht kundër këtij propozimi i cili dobëson peshën e votës së diasporës dhe tenton të zvogëlojë dhe qendërzojë influencën e mbi 1.4 milion shqiptarëve të diasporës të cilëve kushtetuta u garanton të drejtën e votës”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e DPSHL:

Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) përshëndet KQZ-në dhe OSBE-në për konferencën e organizuar me temë “Votimi nga jashtë, koha është tani” të datës 24 Maj 2022, ku lëvizja u përfaqësua nga tre prej anëtarëve të saj.

Në këtë konferencë, Bledar Milaqi, bashkëthemelues dhe sekretar i përgjithshëm i DPSHL- së, ritheksoi domosdoshmërinë e mosmohimit dhe të mostjetërsimit të votës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Ndërsa detajet teknike dhe modalitetet në lidhje me këtë temë jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare mbeten për t’u diskutuar, DPSHL-ja ka ndjekur me shqetësim propozimin e disa përfaqësuesve te partive politike për krijimin e një zone zgjedhore të 13-të, me 5 deputetë të rezervuar për diasporën.

Lëvizja deklarohet kategorikisht kundër këtij propozimi i cili dobëson peshën e votës së diasporës dhe tenton të zvogëlojë dhe qendërzojë influencën e mbi 1.4 milion shqiptarëve të diasporës të cilëve kushtetuta u garanton të drejtën e votes.

Ka një dhe vetëm një votë, të barabartë për të gjithë.

Çdo propozim që synon të shpërfytyrojë qëllimin dhe të drejtën e votimit nga jashtë te shtetasve shqiptar, do të përballet me rezistencë nga Lëvizja jonë dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe politike në dispozicion të shoqërisë civile!

Vota jonë ka peshë!

#diasporalëviz

#diasporavoton

#peshaevotës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb