Man.City i mjaftoi një gol për të kaluar më tej në 1/2 e Champions, por mënyrën se si Pep Guardiola vendosi ekipin në fushë, si zgjodhi të sfidojë Simeone, nuk i ka lënë një shije të mirë mediave spanjolle, mbi të gjitha pas kritikave që Guardiola i bëri trajnerit të Atletico pas ndeshjes në Etihad.

Simeone
Simeone

Për herë të parë që kur u emërua trajneri i Atletico ekipi i tij mbylli një ndeshje me zero gjuajtje në kuadrat, Guardiola e konsideroi diçka prehistorike. Pas vetëm një javë, Atletico detyrojë City të bënte të njëjtën gjë, vetëm të mbrohej, e mbylli sfidën me vetëm një gjuajtje në kuadrat, kaq ka mjaftuar që mediat në Spanjë të flasin për “katenaço” nga ana e spanjollit.

Pepiii
Pepiii

Pavarësisht fjalëve, Man.City i tij bëhet skuadra e katërt në historinë e Champions League që mbyll ndeshjet e 1/8-ve dhe çerekfinalet pa pësuar asnjë gol, një “bunker” i vërtetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb