Ekipet e kërkim-shpëtimit në Tajlandë kanë arritur të shpëtojnë një murg budist, i cili për katër ditë ka qëndruar i mbyllur brenda një shpelle të mbushur me ujë.

Ajarn Manas, 46-vjeç, ishte nisur në një udhëtim, kur u fut në shpellën Pra Sai Ngam, në Pitsanulok, brenda së cilës tentoi të meditojë. Papritmas në vend kishin filluar reshjet e shiut, e sasia e madhe e ujit mbushi shpellën në të cilën ishte murgu.

Për të shpëtuar 46-vjeçarin u angazhuan 17 zhytës profesionistë, të cilët kanë arritur me vështirësi ta nxjerrin nga thellësia me ujë.

Kujtojmë që një dramë e ngjashme kishte ndodhur në vitin 2018 në Tajlandë, kur në një shpellë në veri të vendit mbetën të ngujuar 12 djem, futbollist të rinj dhe trajneri i tyre.

Për shpëtimin e tyre asokohe angazhuar ekspertë nga e mbarë bota, e operacioni i kërkim-shpëtimit ka zgjatur plotë 17 ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: