Charles Leclerc siguroi “pole position” e dytë radhazi, sot të vlefshëm për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1. Ai la pas Lewis Hamilton me Mercedes, me të cilin do të ndajë nesër vijën e parë të startit.

Ndërsa i treti u rendit kryesuesi i renditjes botërore, holandezi Max Verstappen me Red Bull. Provat e sotme u karakterizuan nga 4 flamuj të kuq, për shkak të aksidenteve që makinat patën në këtë pistë qytetase.

Më i fundit u dha në sekondat e fundit të provave zyrtare, duke bërë që makinat të mos tentonin dot një xhiro të shpejtë. Pak a shumë u përsërit e njëjta situatë si dy javë më parë në Monte Carlo, por këtë herë ishin Tsunoda e Sainz ata që u përplasën dhe detyruan organizatorët të valëvitnin flamurin e kuq dhe të ndalnin provat zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb