Skuadra e Zyrihut ka mposhtur ditën e sotme Grasshopersin me rezultatin 0-2, në takimin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit zviceran. Tek miqtë u aktivizuan plot 4 futbollistë shqiptarë, tre prej të cilëve e nisën titullarë.

Bëhet fjalë për mesfushorët, Hekuran Kryeziu dhe Toni Domgjoni, si dhe për mbrojtësin Marlind Kryeziu. Ndërsa futbollisti tjetër Benjamin Kololli u aktivizua në pjesën e dytë.

Marlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni ishin 2 protagonistët në sfidën e sotme, teksa asistuan në golat e shënuara. Ndërkohë nuk mund të mungonin futbollistët shqiptarë edhe në radhët e Grasshopers. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Bujar Lika, i cili u aktivizua si titullar, doli i humbur nga kjo sfidën, ndërkohë që futbollisti tjetër shqiptar, që u aktivizua titullar, ishte Nebi Bajrami, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.

Në këtë sfidë pati minuta edhe për sulmuesin e rikthyer nga Evertoni, Shani Tarashaj, por pa arritur të lerë gjurmë. Në 2 javët e para, Zyrih kryeson kampionatin me pikë të plota. Skuadra e shqiptarëve do të ndeshet në sfidën e radhës me kampionët në fuqi të Jang Bojsit. Për sa i përket sfidës tjetër të luajtur sot mes Ksamaks dhe Bazelit, përfundoi me rezultatin 1-1.

Ish-mbrojtësi i Partizanit, i cili aktivizohet në radhët e Ksamaks, e ndoqi ndeshjen nga stoli. Ndërkohë futbollisti me origjinë shqiptare i Bazelit, Albian Ajeti, nuk arriti të shënonte në këtë takim.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kater-futbolliste-shqiptare-ne-fushe-zyrihu-kryeson-kampionatin-zviceran/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb