Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ka zhvilluar një telefonatë me Milva Ekonomin në Durrës teksa ai vetë po udhëtonte në rrugën Leskovik-Përmet.

Rama ka pyetur Ekonomin se si ishte situata në Durrës, teksa ajo e ka raportuar për disa zona duke përfshirë edhe Krujën e Thumanën.

Ekonomi thekson se entuziazmi është më shumë tek të rinjtë që janë futur në arsim dhe shëndetësi me meritë nëpërmjet portaleve, teksa në Durrës ka shumë padurim për Rindërtimin dhe interesim për vaksinimin.

Rama i ka dhënë porosi Ekonomit t’u bëjë të qartë qytetarëve se me opozitë e sotme në pushtet s’ka për të pasur vaksinimin e Rindërtim, si dhe i ka cilësuar ‘malukatë’ për tubimet që sipas tij po e sabotojnë me infektim të përditshëm.

TELEFONATA RAMA-EKONOMI

RAMA: Alo. Milva si je?

EKONOMI: Mirmbrëma si jeni kryeministër,

RAMA: Unë mir jam, po ec në pyje, në një rrugë Leskovik-Përmet, natyrë fantastike, ka rënë errësira, po them të bëj ca telefonata. Si duket situata në Durrës?

EKONOMI: Jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë edhe në Anameras, dhe Durrës. Duket shumë mirë, ka entuziazëm. Sidomos këta të rinjtë që kanë hyrë me meritokraci, me portalet, janë super entuziastë.

RAMA: Tani mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur.

EKONOMI: Edhe ata e kishin parasysh. Kishin vuajtur gjatë

EDI RAMA: Po uji u hap erdhi?

EKONOMI: Erdhi, në Krujë kanë bërë 3 pilotime. Kanë qenë shumë mirë, ka shumë entuziazëm. Kam takuar dhe bizneset, dhe dy vendet në Kala që kanë entuziazëm, kur do ndodhte

EDI RAMA: Po ç’entuziazëm, s’kanë pasur ujë gjithë jetën. Edhe këtu në Leskovik, s;ka pasur ujë, s’e jo se kanë pasur e e hoqëm ne. Shyqyr zotit po i bëjmë, dhe të mbyllet kjo histori. Po durrskakët e mi ç’thonë? Alo. Ja e shikon më iku vala, më ikën vala Milva. Se jam këtej nëpër rrugë pa shumë valë. Në Thumanë?

EKONOMI: Në Thumanë po ecën  RIndërtimi, për energjinë elektrike kishte shumë falënderime. Shumë familje që kishin heq hallet, i punonte telvizori, lavatriçja.

EDI RAMA: Ishe copë copë aty, zonë e vështirë. Këto të Rindërtimit janë botë tjetër, shumë më shumë ç’kanë qenë. Katër herë Durrësi po të pyes, ti më çon sa në Krujë e Thumanë. Mirë ma bëre.

EKONOMI: Ju çova këtu se ishte zbulim. Prandaj ju zbulova. Padurimi i Rindërtimit është shumë prezent. Shtyn të mbarojë sa më shpejt.

EDI RAMA: Durrësi patjetër, por ka dhe volumet më të mëdha. Me pallate, apartamente, tani jemi përqëndruar ne, po t’i çojmë ditë për ditë vizitë në Spitallë, ku më përpara, edhe njëçik durim, do e kenë super ata. Duhet me i kontaktu dhe i fol që të bëjnë durim. Pak durim mos lëkunden, se me ata të tjerët s’ka Rindërtimi, s’ka vaksinim. Bëja të qartë.

EKONOMI: Tjetra, më thatë vaksinimin. Nuk e keni idenë sa i rëndësishëm është.

EDI RAMA: Jo mo jo, nuk e di unë i shkreti, i mësoj nganjëçik.

EKONOMI: Më pyesin, për vaksinimin

EDI RAMA: Tani i thuaj këtë javë e ulim fashën. Duhet të punojmë intensivisht. Pavarësisht se ata malukatët na sabotojnë me atë infektimin e përditshëm. Do zoti nuk na çojnë në situata si në Kosovë e Mal të Zi. Shkoi një fushatë dhe marshimet e fushatës me lëkurët e njerëzve largqoftë, Po hajde këta janë.

EKONOMI: Faleminderit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb