Shalke 04 e ka rifilluar në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin në Bundesligë, ku në katër ndeshjet e para nuk ka marrë asnjë pikë të vetme, duke u mposhtur në të gjitha rastet. Madje, nëse shkojmë edhe para situatës së pandemisë, në 8 takime ëstë arritur vetëm një barazim dhe shtatë humbje!

Ndaj stoli i David Vagnerit ka nisur të lëkundet fort dhe, sipas “SportBild”, drejtuesit e Shalkes kanë ndërmend të bëjnë një rikthim të bujshëm në Gelsenkirshen, Raul Gonzales Blankon, ish-sulmuesi që pas 16 sezonesh të lavdishme me fanellën e Real Madridit, në vitin 2010 kaloi te Shalke ku u aktivizua për dy kampionate.

Raul, legjendë e futbollit spanjoll, sot drejton ekipin B të Real Madridit. Nëse bie kjo pistë, alternativat janë Ralf Hazehutl i Sauthemptonit dhe Roger Shmid i PSV-së.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb