Këngëtarja Enca Haxhia është ndër këngëtaret më të përfolura në vend, ku ajo vazhdimisht është në vëmendjen e mediave rozë, por edhe të publikut. Çdo foto e saj komentohet dhe bëhet temë e ditës.
Së fundmi Enca ka pësuar një aksident katër javë më parë dhe kishte thyer këmbën. Ajo kishte njoftuar se duhej t’i nënshtrohej një operacioni sepse këmba e saj nuk ishte në gjendje të mirë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Enca kishte treguar se edhe pas operacionit nuk mund ta lëvizte këmbën e saj dhe i është dashur të bëjë fizioterapi.

Megjithatë, së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video, ku shihet se këmba e saj është më mirë.

Po ashtu ajo ka postuar edhe një foto tjetër ku jep lajmin e papritur për fansat e saj, si duket Enca Haxhia gjatë kësaj kohe ka punuar për gjëra të reja. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë gjatë kësaj kohe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: