TIRANË

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dërguar një mesazh për të gjithë nxënësit, 4 javë përpara se të nisë viti i ri shkollor.

Shahini shprehet se institucionet janë të përgatitura për cdo skenar për të nisur vitin e ri akademik 2020 – 2021.

Sot jemi saktësisht katër javë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, disa sqarime mbi zhvillimin e procesit mësimor??”, shkruan Shahini.

“Sot jemi saktësisht 4 javë përpara fillimit të vitit të ri shkollor. Shumica nga ju jeni me pushime dhe bëni mirë që pushoni, sepse do të duhet që ta nisni me energji të mëdha, për shkak të vështirësive.

Vështirësitë lidhen me pandeminë e koronavirusit, që ende është mes nesh. Ne, stafi i ministrisë, agjencitë tona vartëse, disa drejtorë të shkollave, po bëjmë përgatitjet për të nisur vitin e ri shkollor.

Ne synojmë kthimin në bankat e shkollave. Por nëse do të ndodhë kjo, do jetë me alternime mes mësimit në klasa e online apo vetëm online është një vendim që do të merret nga Taks Forca e arsimit. Kjo varet nga fakti si do të shkojë situata me Covid-19. Shumica e nxënësve, mësuesve duan kthimin në shkollë. Ne duam kthimin në shkollë, ndaj rrisni higjenën dhe distancën, që të mund të kthehemi në bankat e shkollës.

Në momentin që Task Forca e Këshillit Shkollor na jep vendimin për të nisur vitin shkollor, do të konsultohemi me të gjitha aktorët, me prindërit sidomos, për faktin sesi do e nisim këtë vit shkollor”, deklaroi Shahini.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb