Trajneri i përfaqësueses kuqezi, italiani Kristian Panuçi, ishte i pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi”, për të ndjekur nga pranë sfidën mes Partizanit dhe Kastriotit dhe për të vëzhguar elementë të mundshëm që mund t’i afrojë në Kombëtare në të ardhmen.

I pari në listën e Panuçit është Lorenc Trashi. Gramshaku po shkëlqen në këtë sezon dhe praktikisht është kandidati më potencial nga superliga për t’u thirrur kuqezi dhe për të zëvendësuar Ansi Agollin.

Por veç Trashit, Panuçi ka mbetur i kënaqur dhe nga loja e disa elementëve të tjerë të Partizanit. Kështu mësohet se në bllokun e trajnerit italian, ka përfunduar dhe Bruno Telushi, autori i një goli të shkëlqyer, si dhe Jasir Asani me Esat Malën.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: