Një tjetër rekord u vendos në ditën e nëntë të Lojërave Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokyo. Kësaj here ishte radha e sportistes 36-vjeçare nga Zelanda e Re, Valerie Adams.

Ajo fitoi medaljen e bronztë në disiplinën e hedhjes së gjyles, me hedhjen 19.62 metra. Kjo ishte medalja e katërt në katër Olimpiada, për 36-vjeçaren nga Zelanda e Re, duke u futur kështu në histori.

Fillimisht ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, katër vite më vonë fitoi sërish të artën në “Londër 2012”, të argjendtën e fitoi në “Rio 2016”, ndërsa tani fitoi të bronztën në “Tokyo 2020” duke shkruar kështu historinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb