Banorët e një pallati në qendër të Gramshit panë ferrin me sy mesnatën e 19 shkurtit të këtij viti kur shtëpitë e tyre u përpinë nga një zjarr i fuqishëm. Autoritetet thanë se shkaku i rënies së zjarrit ishte soba me dru e një banese që dogji çatinë e më pas u përhap në katet e sipërme të godinës 3 katëshe.

18 banesa u shkrumbuan atë natë. Sot pas 4 muajsh familjarët kërkojnë solidaritetin e shqiptarëve t’i ndihmojnë pasi nuk dinë ku të përplasen.

Përveç mungesës së një strehe ata edhe pse kanë muaj që nuk jetojnë në këto banesa thonë se ende paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike dhe ujit.

Bashkia në atë kohe iu premtoi se do i dëmshpërblente 100% me fondet e emergjencës madje do u paguante edhe qiratë. Sipas banorëve vetëm gjysma e premtimit u realizua.

Sot ata banojnë në kushte tepër të vështira ndërsa prej muajsh nuk kanë asnjë sinjal se banesat do të rindërtohen.

Shpresa e vetme ishte që hallin e tyre t’ia parashtronin kryeministrit Rama, i cili disa ditë më parë ishte në Gramsh në fushate elektorale..por ai nuk ndaloi përpara gërmadhës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: