TIRANË

Instituti i Studimeve Politike në raportin e tij për seancat plenare të Kuvendit për periudhën shtator- dhjetor 2019 ka nxjerrë fakte interesante mbi atë se çfarë ka ndodhur në pjesën e tretë të vitit për deputetët.
Raporti thotë se kryeministri Rama nuk mori pjesë në 4/5 e votimeve që ndodhën në këto 4 muaj si dhe ka ‘ulur’ numrin e fjalimeve duke mbajtur vetëm 5 të tilla në 13 seanca.

Po ashtu ai është pjesë e deputetëve që votuan më pak akte normative, bashkë me nënkryetarin e Kuvendit Myslim Murrizi dhe kryetaren e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari.

Artur Roshi, Halit Valteri, Kostaq Papa dhe Nimet Musai janë kampionë për fjalime, 11 të tilla brenda 4 muajve.
Një tjetër fakt interesant është dhe tek abstenimet. I pari në listë për këtë është deputeti opozitar Kujtim Gjuzi. Për votat pro është nga opozitarët në krye të listës me 100% janë Enada Kaplani, Lefter Koka dhe Myslim Murrizi. Kurse për ato kundër është Adriatik Alimadhi i cili 73% e votave të tij i ka pasur për kundër.
20% e temës në Kuvend për 4 muajt e fundit të 2019 ka qenë Buxheti i 2020. Më pas vjen Integrimi në BE sigurisht para dhe pas marrjes së vendimit negativ për Shqipërinë për moshapjen e negociatave në 17 tetor të 2019.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu 22% e deputetëve nuk mbajtën asnjë fjalim nga shtatori në dhjetor. Mes tyre Damian Gjiknuri, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro apo Spartak Braho.
Po ashtu në raport thuhet se Ditmir Bushati tashmë është një zë kritik kundër grupit të tij parlamentar të PS, ku ka votuar 24 herë ndryshe nga grupi i tij kurse 3 herë kur PS ka votuar pro ai ka votuar abstenim. Por nuk është i vetmi… Fatmir Xhafaj ka votuar dy herë abstenim, dhe nga një herë Blerina Gjylameti, Almira Xhembulla, Vasilika Hysi, Ilir Beqaj.

Sa i përket tërmetit të 26 nëntorit, Vullnet Sinaj ishte ai i cili veç rrogës mujore që dhuroi si deputet dha dhe 10 milion lekë donacion. Mazhoranca u zotua që kjo rroga e deputetëve të saj do të shkonte për familjet e prekura, por jo të gjithë e bënë këtë gjë.
Sipas Raportit veç 66 deputetëve të mazhorancës (PS). Pjesa tjetër e Kuvendit nuk e bëri diçka të tillë. Madje dhe deputetët si Tom Doshi, Gjetan Gjetani, Lefter Koka, Reme Lala, Elena Xhina, Robert Bitri edhe pse nuk janë zyrtarisht pjesë e mazhorancës, nuk deklaruan dhënien e rrogës për këtë gjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb