Tirana fiton derbin e katërt sezonal, duke mposhtur për të dytën herë Dinamon në kampionat dhe po kaq herë herë edhe Partizanin. Bardheblutë triumfuan 0-1 në “Air Albania” në sfidën e fundit të javës 17 të Kategorisë Superiore, duke mbajtur kreun të shkëputur.

Vendosi një gol i Xhixhës në minutën e 69-të, i cili kaloi në avantazh bardheblutë. Sulmuesi u shfaq para portierit Simoni pas pasimit perfekt të Seferit dhe mposhti gardianin e Dinamos me një devijim të saktë. Pavarësisht përpjekjeve të bluve për një barazim, sfida përfundoi 0-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb