SHKUP- Në një kohë kur qendrat e votimit janë hapur që prej orës 7:00 të mëngjesit, pjesëmarrja në votime për referendumin për çështjen e emrit në Maqedoni, paraqitet e ulët. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri tani në votime kanë marrë pjesë 3 % e votuesve.

Në konferencën e parë për shtyp, KSHZ njoftoi se deri më tani ka pasur tre kundërshtime për shkeljen e votimit, raste që janë refuzuar.

Kujtojmë se mbi 1.8 milionë qytetarë do të shprehin vullnetin e tyre në aprovim ose në kundërshtim të ndryshimit të emrit, ndërsa do t’i përgjigjen sot pyetjes; A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb