Policia britanike ka arrestuar katër persona, të cilët janë ngjitur në ballkonin e ambasadës iraniane në Londër dhe kanë valëvitur flamujt në protestë kundër qeverisë në Teheran.

Policia e Londrës ka thënë më 9 mars se katër persona janë arrestuar për dyshimin e dëmit penal dhe për atë se kanë qenë në mënyrë të paligjshme në ambientet diplomatike.

Burrat që nuk kanë arritur të hyjnë brenda ndërtesës janë dorëzuar vullenetarisht pas tri orëve.
Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale shihen katër burra në veshur në të zezë në ballkonin e ambasadës, me flamuj bardhë dhe kaltër.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Bahram Ghasemi ka thënë se Teherani ka protestuar tek qeveria britanike lidhur me incidentin, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Në raport thuhet se mbështetësit e një “kulti ekstrem” që jetojnë në Britani kanë qenë përgjegjës për ngjarjen, shkruan rel.

Zëvendës-ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka protestuar tek ambasadori britanik në Teheran, duke kërkuar “mbrojtje absolute për diplomatët tanë në Londër”, ka raportuar IRNA.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme britanike, ka thënë përmes një deklarate se “siguria e diplomatëve dhe misioneve diplomatike në Mbretërinë e Bashkuar ka rëndësi të madhe për ne”.

Më 1980, gjashtë persona të armatosur, mbështetës të një grupi disident iranian, kanë hyrë në ambasadën iranine në Londër, duke marrë dhjetëra pengje.

Pas gjatë ditësh të rrethimit, forcat speciale britanike kanë bastisur ndërtesën, kanë vrarë pesë personat e armatosur ndërsa njërin e kanë arrestuar. Dy nga personat e mbajtur peng po ashtu kanë vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb