Një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare më të lakuar në merkaton e kësaj vere është edhe Giacomo Vrioni, i cili ka tërhequr pas vetes një vëmendje të madhe pas atij sezoni mjaft pozitiv të zhvilluar në Austri.

Sulmuesi shqiptar ishte i huazuar te Tiroli, me të cilin u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, me numër të njëjtë golash me Adejemin. Ofertat nuk mungojnë për 23-vjeçarin, që sipas raportimeve të “Tuttomercatoweb“ janë 4 të tilla nga Franca dhe Holanda.

Vrioni

Menaxheri i Vrionit është takuar dje me drejtuesit e Juventusit për të diskutuar mbi të ardhmen e lojtarit shqiptar. Bardhezinjtë duket se dëshirojnë të përfitojnë ekonomikisht nga momenti i mirë në karrierën e sulmuesit 23-vjeçar, pasi po mendojnë shitjen e tij jashtë Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb